Vendosni fjalën kyçe....

E rrallë në kampionatin francez, Di Marias i grabitet banesa teksa ishte në fushë, braktis ndeshjen e nxiton drejt familjes


Skena të pazakonta ndodhën në stadiumin ‘Parc des Princes’ në Paris të dielën në mbrëmje, pasi sulmuesi i PSG-së, Angel Di Maria u largua me shpejtësi nga fusha pasi u mësua se shtëpia e tij ishte grabitur teksa familjen e tij ishte brenda.

Ylli argjentinas u zëvendësua në minutën e 62-të të ndeshjes ndaj Nantes pasi drejtori i PSG-së, Leonardo, u pa duke i thirrur trajnerit Mauricio Pochettino.

Më vonë u zbulua se shtëpia e Di Marias në periferinë Neuilly-sur-Seine të Parisit ishte grabitur teksa familjarët e tij ishin brenda.

Disa raporte pohuan se grabitja kishte qenë jashtëzakonisht e dhunshme, megjithëse Le Parisien më vonë deklaroi se familja e futbollistit kishte qenë në një pjesë tjetër të shtëpisë gjatë incidentit dhe nuk dëgjoi asgjë.

Familja Di Maria pësoi një fat të ngjashëm kur lojtari luante në Manchester United në 2015, kur hajdutët bastisën shtëpinë e tij në Cheshire ndërsa ai po hante darkë me gruan e tij Jorgelina Cardoso dhe një nga vajzat e tyre. Ai incident thuhet të ketë qenë pjesë e arsyes pse futbollisti u largua nga kampionati anglez.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *