Vendosni fjalën kyçe....

Malltezi: Si u ble Top Story nga mafia e plehrave, faktet e mashtrimeve të Ben Blushit për aferën e incineratorëve


Anëtari i kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi, ka publikuar një status në Facebook ku thotë se emisioni Top Story në Top Chanel është blerë nga mafia e mbeturinave.

Po kështu ai shton se gazetarët që dikur kanë qenë pjesë e Partisë Libra të drejtuar nga Ben Blushi, tani janë punësuar në propagandën e inceneratorëve e mafies së plehrave.

Më tej Malltezi ka publikuar një seri argumentesh që sipas tij nxjerrin zbuluar manipulimin dhe mashtrimet e Blushit, drejtorit të përgjithshëm të Top Chanel.

“Fact-Check: Si u ble Top Story, që fitoi çmimin e BE-së për gazetarinë investigative, nga Mafia e Plehrave?

Si po i shërbejnë ish-gazetarët e Libra-s, tashmë të punësuar në PR e propagandës së inceneratorit, biznesit të plehrave

Të nderuar miq, ju falënderoj që më njoftuat për shpifjet dhe gënjeshtrat që paska nxjerrë Blushi përmes ish-gazetarëve Libra që tani po bëjnë avokatin e mafies së plehrave. I njëjti Blush dhe i njëjti gazetar që dje në Libra thonin haptaz që afera e inceneratorëve është krim dhe megaaferë korruptive, dalin dhe përpiqen të bëjnë avokati duke gënjyer dhe shpifur.

Duke qenë larg nuk e ndoqa dot, por pashë dje pasdite që gënjeshtrat e Blushit po përpiqej t’i amplifikonte në portale, dy prej të cilave i kam për zemër (pavarësisht se kanë një kontratë financiare me Top). Më paska sulmuar me nja 6 paragrafe, ku bie në sy qoftë gënjeshtra e qoftë mashtrimi i trashë dhe i kundërt me faktet.

Ndaj përgjigjen po ua jap si Fact-check. Shohim cilat janë pretendime të rreme, cilat deklarata politike të pabazuara dhe cilat janë fakte. Të vjen keq që për hir të ca milionave euro të vjedhura nga para publike, po bëhet pis çdo gjë. Gazetarë që kthehen jo thjesht në gënjeshtarë, por në avokatë të vjedhjes dhe mafies së plehrave?

Turp dhe trishtim. Uroj dhe shpresoj që të kthejnë në buxhet të shtetit paratë publike se do mund të ndihen njerëz të lirë. Freedom Works! Uroj dhe shpresoj që të njëjtat portale do publikojnë këtë fact-check siç publikuan (pa vërtetuar fare) deklaratat e rreme të Blushit.” – shkruan Malltezi në Facebook.