Vendosni fjalën kyçe....

Andi Lila u përzu nga fusha e sportit, reagon Basha: E turpshme dhe kriminale


Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas incidentit që i ndodhi ish-futbollistit të Kombëtares Andi Lila, i cili u përzu nga fusha e sportit në Kavajë, ndërkohë që jepte një intervistë.

Basha thotë se ka biseduar me Lilën përmes telefonit. Ai thotë se Lila është përzënë nga fusha e futbollit në qytetin e tij të lindjes, vetëm për shkak se ai është një nga kandidatët e propozuar për deputet nga demokratët.

“Kjo është e turpshme dhe kriminale!

Sapo përfundova një telefonatë me Andi Lilën, një nga yjet e futbollit shqiptar, të cilit policia i kërkoi të largohej nga fusha e futbollit në qytetin e tij të lindjes në Kavajë, ndërkohë që jepte një intervistë për media. Kjo vetëm për faktin se Lila është një nga kandidatët për deputetë propozuar nga PD Kavajë!

Kjo duhet të marrë fund! Askush nuk do të na mbyllë gojën! Në demokraci çdokush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Ne do ta mbrojmë me forcë këtë të drejtë të fituar me sakrifica dhe nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë.”– shkruan Basha.

Ish-futbollisti i Kombëtares Andi Lila është është përballur një ditë më parë me një situatë të pazakontë gjatë kohës kur po jepte intervistë për “News 24”, në fushën e vjetër të sportit në Kavajë.

Një punonjës i bashkisë dhe polici bashkiak i kanë kërkuar Lilës të largohet nga ambjentet sportive kur po jepte intervistë. Punonjësi i Bashkisë i thoshte Lilës se përzënia nga fusha sportive vjen për shkak të politikës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *