Vendosni fjalën kyçe....

Gati 70 shqiptarë kapen duke hyrë ilegalisht në Britani në një peshkarexhë


Gati 70 emigrantë shqiptarë janë kapur duke hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në Britani, përmes një peshkarexhe në Detin e Veriut.

Mediet britanike shkruajnë se anija u përgjua nga punonjësit e Forcave Kufitare në brigjet e Norfolk pranë Great Yarmouth, në një nga operacionet më të mëdha të realizuara ndonjëherë kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Të 69 migrantët shqiptarë u arrestuan dje, së bashku me tre anëtarët e ekuipazhit.

Dy anëtarë të ekuipazhit ishin nga Letonia dhe dhe një tjetër nga Ukraina.

Migrantët që përpiqeshin të kërkonin azil më pas u dorëzuan në departamentin e Imigracionit. Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) po vazhdon hetimet e tyre në rrjetin e trafikimit njerëzor.

Sipas hetimeve, anija ishte nisur nga Belgjika dhe po planifikonte të ankorohej në një port të vogël përgjatë vijës bregdetare të Anglisë Lindore.

Më shumë se 100 oficerë nga NCA-së, Forcave Kufitare dhe Policisë së Essex ishin të përfshirë në operacion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *