Vendosni fjalën kyçe....

Hepatiti akut me ‘origjinë të panjohur’ përhapet te fëmijët në Europë e SHBA, autoritetet: S’ka lidhje me vaksinën Covid-19


Raste të shumta të hepatitit akut te fëmijët janë raportuar në Evropë gjatë ditëve të fundit, tha në një deklaratë të hënën Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Mbretëria e Bashkuar ishte e para që raportoi këtë çështje dhe kishte grumbulluar shumicën e rasteve deri më sot, vuri në dukje mbikëqyrësi.

Të gjitha rastet në Britani ‘u paraqitën klinikisht me hepatit akut të rëndë, me nivele të rritura të enzimave të mëlçisë’, ndërsa disa nga pacientët ‘raportuan simptoma gastrointestinale, duke përfshirë dhimbje barku, diarre dhe të vjella në javët e mëparshme’.

“Pas raporteve të rasteve të hepatitit akut me origjinë të panjohur nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, raste të tjera tek fëmijët janë raportuar në Danimarkë, Irlandë, Holandë dhe Spanjë.” – deklaroi ECDC.

Përveç kësaj, nëntë raste të hepatitit akut në mesin e fëmijëve të moshës një deri në gjashtë janë gjetur në shtetin amerikan të Alabama, tha mbikëqyrësi. Rastet transatlantike gjithashtu kanë rezultuar pozitive për adenovirus dhe nuk ishte menjëherë e qartë nëse ato janë apo jo të lidhura  me shpërthimin evropian.

Origjina e hepatitit akut është ende e panjohur dhe ECDC së bashku me specialistët vendas aktualisht po kryejnë teste të ndryshme për të përcaktuar arsyet e shpërthimit.

“Hetimet janë duke vazhduar në të gjitha vendet që raportojnë raste. Aktualisht, shkaku i saktë i hepatitit tek këta fëmijë mbetet i panjohur.” – tha vëzhguesi.

Hetuesit kanë përjashtuar mundësitë që shpërthimi mund të lidhet me vaksinat e koronavirusit, pasi fëmijët e infektuar kishin pak të përbashkëta.

“Nuk u identifikua asnjë lidhje me vaksinën Covid-19 dhe informacioni i hollësishëm i mbledhur përmes një pyetësori për rastet në lidhje me ushqimin, pijen dhe zakonet personale nuk arriti të identifikonte ndonjë ekspozim të zakonshëm.” – tha ECDC.