Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagim për situatën e Covid-it: Çeta e armatosur do që t’iu futë ankthin, shpresa e fundit për pushtet


Kryeministri Edi Rama në një reagim të tijin në rrjetet sociale ka shkruar sërish për situatën e pandemisë në vend dhe akuzat në drejtim të qeverisë për keqmenaxhim të situatës të ardhura nga opozita.

Për kryeministrit, akuzat e opozitës bëhen për të futur ankthin dhe tmerrin te qytetarët.

Rama premton të tjera pamje nga spitalet Covid me të cilat ai kërkon që të justifikojë punën e bërë nga qeveria për menaxhimin e situatës.

Shumë tërbim sot nga çeta e çakërdisur e opozitaristëve pa vizion, pa program, pa ide dhe as din e iman, me daljen para syve tuaj të pamjeve e të dëshmive nga brendia e spitaleve Covid 1 dhe 3!

Duan t’ju fusin ankthin, t’ju kallin tmerrin e t’ju mbushin me panik, për “spitalet në kolaps”, “të sëmurët që dergjen dyshemeve”, “situatën jashtë kontrollit” dhe ëndërrojnë që kështu të ndodhë vërtetë, të sëmureni sa më shumë, të vdesin sa më shumë njerëz, të bëhet qameti fare, sepse kjo është shpresa e tyre e fundit për t’u rikthyer në pushtet.

Por siç e patë dhe siç do ta shihni edhe në pjesët e tjera EKSKLUZIVE me pamje e dëshmi, spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps, shtretërit e lirë nuk mungojnë, pacientët trajtohen me dinjitet, respekt, profesionalizëm, asnjë protokoll mjekësor anti-Covid që përdoret sot në Evropë nuk mungon dhe shifrat e tregojnë qartë, që niveli i infektimeve e i humbjeve të jetëve s’është aspak ndryshe nga askund në Evropë, ashtu sikundër tregojnë se niveli i shërueshmërisë në spitalet tona është i lartë, si kudo, pavarësisht fataliteteve që njësoj si në të gjithë botën fatkeqësisht nuk mungojnë.

Kini besim, bëni durim, jini të kujdesshëm për veten e të dashurit tuaj, respektoni rregullat, mos bini pre e lajmeve të rreme, fabrikimeve politiko – mediatike dhe teorive të konspiracionit!

Kemi përpara edhe disa muaj të vështirë, por do t’ia dalim edhe kësaj lufte të egër dhe do të dalim më të fortë nga ky stërmundim i madh!”-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *