Vendosni fjalën kyçe....

Rama e emëroi zv.ministër, reagon PD-ja: Besart Kadian e kemi shkarkuar një vit më parë


Qeveria socialiste emëroi ditën e sotme ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së Besart Kadian si zv.ministër i Financave dhe Ekonomisë.

Pas daljes së vendimit ka reaguar Partia Demokratike e cila thotë se Kadia është shkarkuar si anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH-së një vit më parë.

Motivi sipas letrës së shkarkimit të publikuar nga PD-ja është krijimi i-lëvizjes politike nga Kadia me emrin Alternativa që sipas selisë blu është financuar nga klientë të qeverisë Rama.

Letra e shkarkimit

Z. Besart Kadia, është shkarkuar nga funksioni i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PDSH, që më datë 5 Nëntor 2019, për shkak se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike “Alternativa”, e financuar sipas informacioneve të verifikuara nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencial të Qeverisë.

Që nga ajo datë z. Kadia nuk ka asnjë funksion në PD dhe nuk mund të ketë as në të ardhmen. Atij i është hequr e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në strukturat e Partisë Demokratike, për shkelje të parimeve bazë të funksionimit të PDSH, të sanksionuar në nenin 9 të Statutit të PDSH-së”– shkruan PD.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *