Vendosni fjalën kyçe....

Bastisja e “Turgut Ozal”, Klodiana Lala: Kush po i mbyll kolegjet, nëse policia s’ka pasur mandat drejtuesit e saj të shkarkohen


Mesjavën e shkuar, policia bastisi institucionin arsimor turk që vepron në Shqipëri prej shumë vitesh, ‘Turgut Ozal’.

Pas kësaj lëvizjeje, avokati i kompanisë paditi në prokurori policinë duke e akuzuar këtë të fundit se kishte kryer kontrolle ne mjediset e institucionit në fjalë pa mandat prokurorie a gjykate.

Lidhur me çështjen, gazetarja Klodiana Lala, shkruan se pasi ka hulumtuar, ka zbuluar se në prapaskenë qëndrojnë njerëz të fuqishëm e interesa të mëdha.

Sipas Lalës, dy janë çështjet kryesore që ka vërejtur dhe i ngre me forcë lidhur me këtë ngjarje.

E para është ligjshmëria e bastisjes së bërë nga policia duke theksuar se nëse ajo ka ndodhur siç pretendon avokati i institucionit në fjalë, pa vendim gjykate a prokurorie, atëherë drejtues të Policisë së Shtetit duhet të largohen menjëherë.

Ndërsa çështja tjetër që ngre gazetarja është heshtja e medias, që nuk ka shkruar gjë për rastin në fjalë, edhe pse Lala thekson se ajo duhet të ishte një nga çështjet kryesore për t’u trajtuar.

“Dy fjale per Turgut Ozal!

Prej te enjtes se kaluar jam marre me ceshtjen e Turgut Ozal. Policia e ka referuar institucionin arsimor privat qe operon ne Shqiperi nga 2001 per “pastrim parash” e nje sere veprash te tjera penale. Me jane dashur te pakten 3 dite qe te kontaktoj pafund burime per te mesuar se cfare po ndodhte ne te vertete.

Se pari dua te sqaroj se femijet e mi frekuentojne shkolle shteterore, e ne kete kuptim, duke mos qene ne konflikt interesi, jam e lire te them se Turgut Ozal eshte nje prej institucioneve me serioze ne fushen e edukimit. Kam mesuar pergjate ketyre diteve, se ne prapaskene qendrojne njerez te fuqishem e interesa te medha.

Ne raportimet e mia, duke qene i vetmi gazetar qe jam marre me kete ceshtje, jam perpjekur me maksimum te jem korrekte, te balancoj palet. I kam dhene ze si policise ashtu edhe perfaqesuesve ligjore te Turgut. Por, dy gjera me kane shqetesuar ne kete ceshtje.

E para, pretendimet e avokatit te shoqerise, kur tha se policia bastisi institucionin, pa patur ndonje vendim prokurorie apo gjykate. Nese kjo qendron, drejtues te policise se Shtetit, duhet te largohen sa me pare. Nuk ka vend per ndjese. Sepse, edhe nese eshte bere pastrim parash, kjo duhet provuar, pertej cdo dyshimi te arsyeshem.

E dyta, eshte vrasese heshtja e medias. Asnje media nuk ka shkruar as dy rrjeshta, per kete ceshtje. Arsyet nuk i di. Modestisht mendoj se ceshtja e Turgut Ozal duhet te ishte nje nder ceshtjet kryesore ne media…

Ne duhet te mesojme te verteten, nese kolegjet dhe universitetin Epoka po i mbyll Ankaraja, kundershtaret ne biznes, apo eshte shantazh per pronaret e ketyre institucioneve qe te paguajne ndonje dore te mire.” – shkruan Lala në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *