Vendosni fjalën kyçe....

Gjobiten me nga 30 mijë lekë për maskën 725 persona në vend


725 persona janë gjobitur me nga 30 mijë lekë 24 orët e fundit në mbarë vendin për mosmbajtjen e maskës.

Tetë prej tyre janë shoqëruar nga policia në komisariat, pasi nuk kanë pasur me vete mjet identifikimi e janë lënë të lirë më pas.

Numri i të ndëshkuarve në mbarë vendin që prej bërjes më detyrim të maskës, në mes të tetorit, ka qenë i lartë.

Po kështu duhet thënë se numri i të prekurve nga Covid-19 ka ardhur në rritje javët e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *