Vendosni fjalën kyçe....

‘Turgut Ozal’ kallëzon policinë për shpërdorim detyre: Ushtruan kontrolle pa mandat


Institucioni arsimor ‘Turgut Ozal’ ka kallëzuar sot në Prokurorinë e Tiranës, Policinë e Shtetit për shpërdorim detyre.

Janë kallëzuar gjithsej 12 punonjës policie, të cilët sipas avokatit të kësaj shoqërie, kanë kryer kontrolle kundra ligjit në institucionin arsimor, pa pasur asnjë mandat nga gjykata dhe prokuroria.

“Kanë ndodhur disa kontrolle që i gjykojmë se janë kundra ligjit, i kemi adresuar kallëzimin penal prokurorisë së Tiranës për procedurat përkatëse. Janë rreth 12 persona të kallëzuar. Ka ndodhur një kontroll i paligjshëm. Kanë kryer kontrolle, pa pasur një mandat, vendim gjykate dhe prokurorie. Këto veprime i ka diktuar dhe prokuroria 20 vite më parë. Kontrollet nuk mund të bëhen, veçse duke respektuar kodin.”, tha avokati.

Ai shtoi se shoqëria së fundmi është kontrolluar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Ka pasur një kontroll të drejtorisë së Tatimeve që ka kryer konstatimet e saj dhe ka nxjerrë se është një nga shoqëritë më serioze në vend jo vetëm në arsim por dhe më gjerë. S’di që të jetë komunikuar dhe ka procedim penal, që po zhvillohet hetimi. Fakti është se kontrolli që është bërë nga institucionet tatimore ka qenë se kjo shoqëria ka zbatuar ligjin.”, tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *