Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi paraqitet në Gjykatën e Hagës: Askush s’mund ta rishkruajë historinë


Presidenti i Kosovës, Thaçi, ndodhet në Gjykatën e Hagës, ku do u përgjigjet pyetjeve të prokurorëve lidhur me akuzat për krime lufte.

Ai akuzohet bashkë me ish-kreun e Kuvendit, Veseli, për vrasjen e 100 serbëve, romëve e kundërshtarëve politike gjatë kohës së konfliktit të armatosur me Serbinë në vitet 1998-1999.

Në një deklaratë të shkurtër para hyrjes në gjykatë, Thaçi tha se ndodhej aty në respekt të ëndrrës për një Kosovë të lirë e të pavarur.

Presidenti theksoi se askush nuk mund ta rishkruajë historinë dhe se destinacioni i Kosovës është BE-ja, NATO-ja e marrëdhëniet e mira me SHBA-të.

“Sot jam këtu në respekt të ëndrrës time dhe për atë që kam luftuar, një Kosovë të lirë dhe të pavarur, bazuar në të drejta të barabarta dhe në sundimin e ligjit. Jam gati të përballem me sfidat e reja dhe të fitoj, për djalin tim, për familjen time dhe për vendin tim. Askush nuk mund ta rishkruajë historinë. Ky është çmimi i lirisë. Unë besoj në paqe, në të vërtetën dhe në drejtësi. Unë besoj në dialog dhe në marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Kosova është një histori suksesi dhe unë jam shumë krenar. Destinacioni i Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian, NATO dhe marrëdhëniet e mira me SHBA.” – deklaroi Thaçi.

Duhet theksuar se dhjetëra qytetarë ndodhen para gjykatës në mbështetje të presidentit të Kosovës. Me flamuj shqiptarë e pankarta ata thërrasin në mbështetje të kreut të shtetit të Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *