Vendosni fjalën kyçe....

Miqësorja Shqipëri-Kosovë në orën 16:00, dalin formacionet e mundshme


Shqipëria e Kosova do përballen pasditen e sotme në një ndeshje miqësore që do luhet në Elbasan.

Sfidat e sotme do u shërbejnë ekipeve respektive për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve që do luhen katër ditë më pas.

Për takimin e sotëm, trajneri i Shqipërisë, Reja, pritet të hedhë në fushë shumë lojtarë të rinj si Hoxhallari, Selahi, Doka e Çepele.

Ndërkaq Kosova vjen në përballjen e sotme pa trajnerin Challandes i cili është prekur nga Covid-19. Lajm i mirë për dardanët është kthimi në formacion i sulmuesit Muriqi, i cili mungonte prej shumë muajsh.

Formacionet e mundshme

Shqipwria: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selahi, Ramadani, Uzuni, Seferi, Balaj

Kosova: Muriç, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina, Muriqi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *