Vendosni fjalën kyçe....

Protesta jashtë qendrës së numërimit të votave në Arizona, ndërhyn Garda Kombëtare


Ushtarët e Gardës Kombëtare janë vendosur në disa qytete amerikane që janë përfshirë nga protesta të dhunshme.

Protestat më të mëdha po ndodhin në qytetet ku numërimi i votave të zgjedhjeve presidenciale në SHBA nuk ka përfunduar ende.

Protestuestat organizohen nga organizatat e majta, kryesisht Black Lives Matter e Antifa, të cilat kërkojnë largimin e presidentit Trump.  

Në Portland, protestuesit thyen e plaçkitën disa dyqane ndërsa një pjesë e tyre u arrestuan nga policia e Garda Kombëtare.

Në Maricopa, Arizona, Garda Kombëtare ka rrethuar departamentin e zgjedhjeve pasi protestues të shumtë janë mbledhur jashtë teksa vijon numërimi i votave.