Vendosni fjalën kyçe....

Martin Shkreli nuk rri pa bërë shkelje as në burg, drejton kompaninë përmes telefonit të futur kontrabandë


I konsideruar shpesh nga portalet si ‘shqiptari më i urryer’ për shkak se ngriti mijëra fish çmimin e ilaçit për të sëmurët me HIV/AIDS, Martin Shkreli dhe nga burgu besohet se po drejton kompaninë e tij farmaceutike.

Në një artikull të “Wall Street Journal”, thuhet se Shkreli po e drejton kompaninë e tij farmaceutike nga prapa hekurave, duke përdorur një celular të futur brenda institucionit në mënyrë të paligjshme, duke kryer kështu një shkelje të dytë.

Shkreli madje thuhet se e përdori telefonin për të shkarkuar nga detyra, drejtorin ekzekutiv të kompanisë të njohur si “Phoenixus” disa javë më parë.

Avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman, nuk ka pranuar të bëjë komente për mediat.

Shkreli u arrestua në vitin 2015 dhe tre vite më vonë u dënua me 7 vite burg, për akuzën se kishte rritur me 5000% çmimin e ilaçit Daraprim, që përdorej nga të sëmurët me HIV/AIDS duke e çuar çmimin në 750 dollarë për kapsulë.