Vendosni fjalën kyçe....

“Sekuenca e rrallë e gjenomit provon thuajse me siguri se COVID-19 u bë qëllimisht në laboratorin kinez” – Studimi i ekspertëve amerikanë


Dy ekspertë amerikanë kanë shkruar një ese ku pretendojnë se shkenca sugjeron fuqimisht se koronavirusi i ri ishte prodhuar brenda një laboratori kinez.

Pretendimi u bë nga Dr. Stephen Quay, CEO i kompanisë biofarmaceutike Atossa Therapeutics Inc dhe Richard Muller, një profesor i fizikës në Universitetin e Kalifornisë Berkeley, në The Wall Street Journal të dielën.

Në editorialin, dy profesorët thonë se prova e tyre qëndron në renditjen e gjenomit, ose analizimin e ADN-së të SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19.

Ekzistojnë 36 segmente të ADN-së – të përbëra nga ‘fjalë’ me tre shkronja – që viruset përdorin për të bërë një aminoacid të njohur si L-argininë.

L-arginina ndihmon në krijimin e proteinave por shpesh përdoret gjithashtu në të ashtuquajturin ‘fitimi i funksionit’, i cili i ndryshon viruset për t’i bërë ato më të transmetueshme dhe më vdekjeprurëse.

Virusi i ri përmban një segment të quajtur CGG-CGG, i cili konsiderohet i rrallë edhe në eksperimentet në të cilat studiuesit po përpiqen të manipulojnë virusin.

Por edhe më e qartë është se ky kombinim nuk është gjetur kurrë natyrshëm në ndonjë lloj tjetër të koronavirusit, përfshirë në SARS dhe MERS, që të dy janë kushërinj të virusit të ri.

“Një virus thjesht nuk mund të marrë një sekuencë nga një virus tjetër nëse ajo sekuencë nuk është e pranishme në ndonjë virus tjetër.” – shkruajnë Quay dhe Muller.

“Kombinimi CGG-CGG nuk është gjetur kurrë natyrshëm. Kjo do të thotë se metoda e zakonshme e viruseve që marrin aftësi të reja, të quajtura rikombinim, nuk mund të funksionojë këtu.” – shtojnë ata.

Eseja vjen pasi një studim javën e kaluar pretendoi se shkencëtarët kinezë e krijuan COVID-19 në laboratorin e Wuhan, më pas u përpoqën të mbulonin gjurmët e tyre për ta bërë atë të dukej sikur ishte zhvilluar natyrshëm nga lakuriqët e natës.

Në esenë e re, Quay dhe Muller vazhdojnë të deklarojnë se ata që besojnë se COVID-19 filloi duke u transferuar nga kafshët tek njerëzit ‘duhet të shpjegojnë pse virusi ndodhi të zgjidhte kombinimin e tij më pak të preferuar: CGG-CGG?

Dyshja përfundon: “Po, mund të kishte ndodhur rastësisht, përmes mutacioneve. Por a e besoni atë? Të paktën, ky fakt – që koronavirusi, me të gjitha mundësitë e tij të rastësishme, mori kombinimin e rrallë dhe të panatyrshëm të përdorur nga studiuesit njerëzorë – nënkupton që teoria kryesore për origjinën e koronavirusit duhet të jetë rjedhja nga laboratori’.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani

VINI RE: Ky material  është pronësi intelektuale e Daily Mail


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *