Vendosni fjalën kyçe....

Salianji poston videon e Ahmetajt: Njohja me ministrat e Ramës hap portën drejt pasurimit


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka postuar videon ku Ministri për Rindërtimin Arben Ahemtaj gjatë një debati në emisionin “Opinion” deklaroi se takon shpesh biznesmenë të vendit dhe ka njohje me të.

Në lidhje me këtë deklaratë ku Ahmetaj përmend se e ka njohur një biznesmen në një darke, Salianji shkruan se biznesmeni i përmendur ka fituar gjatë qeverisë Rama afër 80 milionë euro para publike.

Rri, pi, ha se aferat i mbyll Rama dhe ti.

Pi, rri, ha se shoqnia me mafiozë këto ka.

Njohja me ministrat e Ramës hap portën drejt pasurimit, miliona euro nga paratë publike! Salillari 79.398 milion euro!

Mashtrimet vazhdojnë, denonco!”-shkruan Salianji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *