Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali sulmon Metën: Po rrëkëllen rakinë e marrëzisë, do shpërndajë dekorata deri më 25 prill


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka komentuar dekorimet që shpërndau paraditen e sotme presidenti Ilir Meta në Koplik.

Duke e quajtur kreun e shtetit “Baba Xhikja”, Spiropali tha se Meta do vijojë me shpërndarjen e dekoratave deri në zgjedhjet e 25 prillit me shpresën se mund të blejë sipas saj nderin e humbur.

“100 vjet më parë ata luftuan dhe dhanë jetën për lirinë në Koplik të Malësisë së Madhe, duke u pagëzuar Dëshmorë të Kombit! 100 vjet më pas Baba Xhikja shkon t’u japë dekorata nga një President i Republikës që flet për gjakun e tyre dhe rrëkëllen rakinë e marrëzisë, duke shqelmuar çdo etikë protokollare e duke përmbysur çdo sistem botëror medaljesh presidenciale! Parashikoj që deri në 25 prill Baba Xhikja do shpërndajë mijëra verdhushka për të blerë nderin e humbur në fundin e gotës së pushtetit të shkatërruar moral dhe institucional të kryetarit të shtetit”, shkruan Spiropali.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *