Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Borxhi që iu kam shqiptarëve


Presidenti i vendit Ilir Meta ndodhet sot në Malësinë e MAdhe, nga ku ka deklaruar se iu ka boxh shqiptarëve kthimin e sundimit të popullit përmes referendumit.

“Të kthej sundimin e popullit përmes referendumit, këtë borxh i kam shqiptarëve. Ia kanë hequr çdo mundësi popullit këta, duan vetëm ta shtypin popullin me PPP, banda me drejtorë që dhunohen.”– tha Meta.

Ai ka përsëritur deklaratat e tij duke e quajtur grupin e Rilindjes, një sekt që as socialistët nuk e duan.

“Pastaj Presidenti do jetë i gjithë shqiptarëve dhe socialistëve që nuk e pranojnë këtë poshtërim nga një sekt, për kushtetutën e 98, për çështjen e Kosovës, ta dinë mirë që Shqipëria ka patur dhe do të ketë një rilindje: Atë të ‘Petro Nini Luarasit’ që e la amanet gjakun tim mblidheni dhe bëjeni bojë që të shkruajnë gjuhën shqipe.

Kjo farë e keqe që e shpiku këtë farë rilindje do e marrin përgjigjen, le të tmerrohen nga vlerësimi i heronjve. Ata janë në zemrën e çdo shqiptari të ndershëm, na frymëzojnë ta çojmë përpara Shqipërinë dhe për të shkallmuar këdo që na pengon në rrugën e integrimit.”- deklaroi Meta.

Ndërkohë, lidhur me akuzat e kryeministrit Edi Rama se po sillet sikur të jetë drejtues i opozitës, Meta thotë se: “Presidenti nuk ka qene asnjëherë me politikën e opozitës”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *