Vendosni fjalën kyçe....

Kosova shton kufizimet lidhur me Covid-19


Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja lidhur me Covid-19.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u vendos ndër të tjera mbajtja e detyrueshme e maskave si dhe ndalimi i grumbullimit me më shumë se 50 persona, shkruan Lajmi.net.

Disa nga masat e marra janë të publikuara më poshtë ndërsa lista e plotë do prezantohet më vonë nga autoritetet përgjegjëse.

  • Reduktimi i punonjësve në administratë dhe puna e tyre nga shtëpia.
  • Të mbyllen zyrat në institucione private dhe publike, ku ka pasur raste pozitive me COVID-19.
  • Kontaktet duhet të vetëizolohen për 14 ditë në shtëpi. Ato këshillohen për monitorim dhe këshillohen për kujdes nëse shfaqin simptoma.
  • Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse.
  • Në mënyrë strikte të respektohet distanca, maska dhe dezinfektimi.
  • Inspektoriatet të zbatojnë ligjet kundër përhapjes së sëmundejeve ngjitëse.
  • Bartja e maskave të jetë obligative.
  • Punonjësit dhe palët në institucione të mbajnë maskë.
  • Kontroll rigoroz e bartjes së maskave.
  • Bartja e obliguar e maskave në taksi, transport publik, nga punonjësit dhe udhëtarët.
  • Bartja e obligueshme e maskave nga organet e rendit.
  • Kontroll rigoroz në institucione shëndetësore.
  • Ndalohen grumbullimet në hapësira të mbyllura dhe të hapura për më shumë se 50 persona.
  • Marketet, furrat, dhe gastronomia janë të obliguar të bartin maska.
  • Nëse rëndohet situata do të rikthehen masat rigoroze të kërkuara nga OBSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *