Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet shtetasja iraniane në Rinas, tentoi të kalonte me pasaportë të një norvegjezeje


Një shtetase me origjinë iraniane është arrestuar në Rinas pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente të një shtetaseje norvegjeze.

Në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, shtetasen iraniane T. N., 27 vjeçe, sepse në dalje të PKK Rinas ka tentuar të udhëtojë me një pasaportë me gjeneralitetet e një shtetaseje norvegjeze. Nga kontrolli i është gjendur edhe një karte identiteti dhe leje drejtimi mjeti në emër të shtetases norvegjeze”-njofton policia.

Ndërsa një shtetas shqiptar është proceduar për “Mosdeklarim të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” pasi iu gjendën në çantën e dorës rreth 30 mijë paund.

Po në vijim të kontrolleve intensive, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë ushtruar kontroll ndaj pasagjerëve të linjës ajrore me itinenar lëvizjeje Luton-Rinas dhe konkretisht ndaj shtetasit Sh. Sh., 39 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar, 39-vjeçarit iu gjetën në valixhen e tij të dorës dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30000 paund. Në përfundim të veprimeve të para, nga ana e seksionit të ZMP-së u procedua penalisht shtetasi Sh. Sh., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”-thuhet në njoftim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *