Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas këmbësorin, humb jetën i moshuari në Durrës


Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës pasditen e sotme.

Drejtuesi i automjetit tip “Fiat” me iniciale K.I ka aksidentuar këmëbsorin rreth 70-vjeç i cili ka humbur jetën.

Më datë 10.10.2020, rreth orës 15:35, në Rromanat, shtetasi K.I., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë:.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *