Vendosni fjalën kyçe....

Muhamet Rrumbullaku anulon nismën e Gledis Nanos për gradën “kryekomisar”


Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka anuluar nismën e paraardhësit të tij Gledis Nano për hapjen e konkursit për gradën kryekomisar.

Kjo garë ishte e hapur për aplikime deri në datën 30 shtator, por Rrumbullaku ka vendosur ta anulojë pasi kërkon të bëjë ndryshime në strukturë.

Pas përfundimit të ndryshimeve, pritet të shihet sa vende do të jenë bosh për t’i zëvendësuar.

Nano e hapur garën për “kryekomisar” për 75 vende të lira për këtë funksion, por tashmë është anuluar. Pas aplikimeve dhe verifikimeve të kushteve ligjore dhe dokumenteve do të mbahet konkursi në Akademinë e Sigurisë. Me gradën kryekomisar, ish-drejtori Nano kishte parashikuar që gjithashtu të kishte të drejtën për emërim shef komisariati.

Por më 7 shtator Muhamet Rrumbullaku u emërua në vend të tij dhe vendosi të ndërmarrë ndryshime për këtë nismë.