Vendosni fjalën kyçe....

A punësoi PD-ja aktore? Përplasja mes bashkisë dhe zëdhënëses Ina Zhupa


Pas një denoncimi të PD-së, për një grua të prekur nga tërmeti të cilës pushteti vendos nuk i kishte shkuar në ndihmë, ka nisur një përplasje mes kësaj force politike dhe bashkisë së Tiranës.

Përmes një njoftimi për mediat, bashkia akuzon zëdhënësen e PD-së Ina Zhupa, se gruaja e cila pretendon se nuk ka marrë ndihmë është vetëm një aktore.

Bashkia e drejtuar nga Erion Veliajn akuzon PD-në se ka sajuar një kronikë qesharake.

Sipas bashkisë, banorja e njësisë 4., e paraqitur si Fatime Joca në të vërtetë quhet Tatjana Lake dhe ajo nuk ka aplikuar në programin e Rindërtimit. Reagimin bashkia e shoqëron me një video, ku shfaqet një grua e cila pretendon se quhet Tatjana dhe ka dalë në videon e PD-së duke thënë se quhet Fatime.

 “Po pra, Fatimja nuk është këtu. Në video dal unë, dola se është shtëpia e Fatimes”-thotë gruaja në videon e publikuar nga Bashkia. 

Por nuk ka vonuar reagimi nga zëdhënësja demokrate Ina Zhupa, e cila ka replikuar duke nxjerrë dokumentet e shtëpisë së zonjës Fatime Joca.

Zhupa thotë se kryebashkiaku Veliaj, “në vend që të spiunojë njerëzit dhe të deformojë të vërtetën, bën mirë të shkojë e të shohë shtëpinë, të dërgojë njerëz për të bërë ekspertizën dhe t’i japë zonjës Fatime Joca mundësinë për të marrë atë që i takon.”

KOMENTI I BASHKISË

Pas gjashtë blofeve lidhur me denoncimet për pagesat e dëmshpërblimeve, PD ka shkuar edhe më tej duke marrë njerëz qe të aktrojnë e duke u kthyer vetë në një fabrikë fake neës-esh. , spikerja e PD-së shpërndau dje për mediat, një kronikë qesharake të sajuar e të montuar disa ditë më parë, ku shfaqej me zë dhe figurë një zonjë që pretendonte se quhej Fatime Joca, e cila deklaroi se nuk ishte ndihmuar nga Bashkia e Tiranës pas tërmetit të 21 shtatorit.

Por në fakt, zonja të cilën Partia Demokratike e Lulzim Bashës e prezantoi në publik si Fatime Joca, në të vërtetë quhet Tatjana Lake. Sikurse shihni në video një fakt të tillë e pranon edhe zonja që aktroi përkrah Ina Zhupës. Bashkia e Tiranës thekson se është e pabesueshme sesi Lulzim Basha e ka kthyer Partinë Demokratike në një fabrikuese të rëndomtë fake neës-esh alla “Babale”. “Është po kaq absurde sesi kjo parti vazhdon t’u propozojë qytetarëve të Tiranës vetëm një alternativë, atë të shpifjes, mashtrimit dhe të përdorimit të fatkeqësisë së tërmetit.

Në fakt, zonja të cilën Partia Demokratike e Lulzim Bashës e prezantoi në publik si Fatime Joca, në të vërtetë quhet Tatjana Lake. Madje, Tatjana nuk është as pronare e shtëpisë për të cilën spikerja e PD-së pretendon se nuk është futur në procesin e dëmshpërblimit për t’u riparuar dhe s’ka si të aplikojë për një banesë që s’është e saja. Për më tepër, as znj. Fatime dhe as znj. Tatjana nuk kanë aplikuar ndonjëherë pranë zyrave të Njësisë Administrative nr. 4 për t’u bërë pjesë e programit të rindërtimit.

KOMENTI I ZHUPËS

Këto janë dokumentat e shtëpisë së Fatime Joca, që ndodhet në njësinë nr 4. Shtëpia është totalisht në gjendje të pabanueshme.

Tallava Bashkia e di shumë mire se nuk ka aktor apo aktore që të ketë dokumentat e shtëpisë së dikujt tjetër, siç pretendon Bashkia!

Po të kishte patur hallin e qytetarës dhe jo të propagandës mashtruese, Erion Veliaj do të kishte dëgjuar qytetaren, e cila pohon se ekspertët nuk kanë pranuar të shkojnë të bëjnë ekspertizën e shtëpisë dhe ta rregjistrojnë për të marrë dëmshpërblim. Normal,që në këto kushte refuzimi, asaj nuk i del emri tek dokumentat preferenciale të Bashkisë së Tiranës

Në vend që të spiunojë njerëzit dhe të deformojë të vërtetën, Erion Veliaj bën mirë të shkojë e të shohë shtëpinë, të dërgojë njerëz për të bërë ekspertizën dhe t’I japë zonjës Fatime Joca mundësinë për të marrë atë që i takon.

Me shfaqje propagande merret Erion Veliaj, ne merremi me qytetarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *