Vendosni fjalën kyçe....

Pas dy javësh e shtruar me COVID, Silva Bino lë spitalin Infektiv


Shërohet nga koronavirusi specialistja e ISHP-së, Silva Bino.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sapo e ka dhënë lajmin përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Zonja Bino ka kaluar dy javë të vështira në Spitalin Infektiv, ku ishte shtruar me simptoma të rënda të koronavirusit.

“Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv, pas dy javësh të vështira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin COVID1.Të presim me padurim”- shkruan Manastirliu.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *