Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 3 persona në Lushnjë, familjarët pengojnë policinë


Dy persona janë proceduar penalisht në Lushnjë pasi akuzohen për zjarrvënie. Sipas policisë, personi me iniciale PR., banues në Divjakë, ka ndezur zjarr për të djegur barin e thatë e më pas flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Po kështu një person me iniciale D.N., akuzohet se në fshatin Plug ka djegur një sipërfaqe me fshesë të korrur në pronësi të bashkëfshatarit të tij,M.Ç.

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnjë. Personi i identifikuar si Gazment Kiptiu akuzohet për vjedhjen e një banese ne lagjen ‘18 Tetori’.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë aksionit për shoqërimin e tij, efektivët janë penguar nga familjarët e Kiptiut. Pas kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur materialet e vjedhura, 1 celular, 1 iPad, disa pagesa cigare dhe një shumë parash.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, proceduan penalisht shtetasin me inicialet P. R., banues në Divjakë, pasi duke djegur disa barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë ka dëmtuar pronën e tjetrit duke i djegur bazën ushqimore të blegtorisë. Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë filloi procedimi penal për shtetasin D. N., pasi gjatë natës në fshatin Plug, dyshohet se ka djegur një sipërfaqe toke me fshesë të korrur në pronësi të shtetasit M. Ç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

Njoftimi 2

“Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “18 Tetori” është vjedhur lokali në pronësi të shtetases T. H., shërbimet e Policisë Lushnjë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat, 43-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe familjarët e tij, konkretisht shtetaset M. G., 37 vjeçe, E. K. 20 vjeçe, Sh. K. 65 vjeçe dhe R Xh., 19 vjeç, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë duke i penguar në kryerjen e detyrës për shoqërimin e shtetasit Gazment Kiptiu. Gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe sekuestrua shuma e parave të vjedhura, 1 celularë, 1 ipad dhe disa paketa cigare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Vjedhje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.”