Vendosni fjalën kyçe....

U kap me 2 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali


Policia italiane në Firence ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 2 kilogramë kokainë të pastër, që nëse do të hidhej në treg, do të kapte shifrën e 600 mijë eurove. Droga ishte paketuar në 15 mijë doza.

Mediat italiane shkruajnë se policia ndaloi një makinë, ku udhëtonte një shqiptar 35 vjeç me inicialet K.K dhe një shtetas i huaj 25-vjeçari S.M, i lindur në Gjermani, por me pasaportë greke.

Nervozizmi që shfaqën dy personat që ishin në makinë, bën që policia të aktivizojë qenin antidrogë.

Në fund të makinës, fshehur në bagazh ishin 2 kilogramë kokainë e pastër, që nëse do të shitej, do të vlente 600 mijë euro. Dy të arrestuarit menjëherë u morën në pyetje dhe janë dërguar në paraburgim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *