Vendosni fjalën kyçe....

Përpjekja e PS-së për ndryshimin e formulës së koalicioneve, opozita i bën 5 pyetje OSBE/ODIHR-it


Opozita e bashkuar i është drejtuar OSBE/ODIHR-it me pesë pyetje lidhur me koalicionet parazgjedhore.

Në letrën dërguar OSBE-së opozita thekson se Partia Socialiste kërkon të ndryshojë rregullat e lojës më pak se dy muaj pasi ligji i 23 korrikut konfirmoi mekanizmin ekzistues për koalicionet dhe shpërndarjen e mandateve.

Në letër bëhet me dije se opozita e bashkuar e ka kundërshtuar propozimin e PS-së për ndryshimin e formulës së koalicioneve duke kërkuar që ajo të mbetet e pandryshuar.

Po kështu sipas opozitës, rregullat e lojës nuk mund të ndryshohen ndërkohë që pasi procesi elektoral ka nisur. 

Sipas opozitës, marëveshja e 14 janarit 2020 përcakton se palët në Këshillin Politik duhet të gjejnë konsensus lidhur me çështjet e reformës zgjedhore dhe nëse kjo nuk është e mundur duhet kërkuar ndihma e ekspertëve të OSBE/ODIHR-it.

*Letrën e plotë në anglisht mund ta lexoni këtu: Letra

Pesë pyetjet e opozitës

  1. A janë dispozitat në fuqi të Kodit Zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare që lidhen me mekanizmin e koalicioneve zgjedhore dhe formula përkatëse për ndarjen e mandatave
  2. A pengojnë futjen e listave të hapura mekanizmat në fuqi për koalicionet zgjedhore dhe formula përkatëse për ndarjen e mandateve? Në rast se miratohen listat e hapura ndërsa mekanizmi ekzistues i koalicioneve dhe formula për ndarjen e mandatave mbetet kjo është në fuqi, a do të ishte legjislacioni shqiptar në pajtueshmëri me angazhimet e OSBE?
  3. A mund të ndryshohen rregullat themelore të garës zgjedhore nga një palë, pasi procesi zgjedhor ka nisur, dhe vetëm 6 muaj para datës së zgjedhjeve? Sa i rëndësishëm është stabiliteti i legjislacionin zgjedhor dhe njohja e ligjit nga garuesit zgjedhor para zgjedhjeve, për cilësinë dhe besueshmërinë e zgjedhjeve?
  4. Nëse rregullat ndryshohen në mënyrë të njëanshme dhe shumë pranë zgjedhjeve në mënyrë që t’i japin epërsi partisë që ka propozuar ndryshimet, a minojnë këto ndryshime ose ndikojnë në parimet e stabilitetit të ligjit, sigurisë ligjore dhe rregullave të lojës, që janë kyçe për të ruajtur angazhimet e OSBE për zgjedhje demokratike?
  5. Duke parë pozicionet e kundërta të palëve, cila do të ishte zgjidhja e pranueshme për të dy palët në përputhje me angazhimet e OSBE dhe standardeve të tjera europiane për zgjedhje demokratike?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *