Vendosni fjalën kyçe....

Debate për pr/ligjin për planifikimin dhe territorin, Majko: 1 € tokës për leje. Dogjani: Nuk e marr tokën e babës me qera


Diskursi politik udhëhoqi debatet në Komisionin e ligjeve në seancën për dhënie mendimi për 3 drafte ligjore. Debatet pati për ndryshimet ligjore të ligjit ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’.

Asllan Dogjani: Tirana është bërë e pabanueshme, ndërtohen pallatet dhe nuk vihet një stol. vendosen tavolina, çadra duhet të bëjmë cirk për të kaluar. banditët kanë zënë hapësirat publike.

Pandeli Majko: Mos regjistrimi i pronës në veri… ta marrë me qira 1 euro për investimet strategjike… sidomos me investimet në zonat rurale për turizëm.. presin kur të regjistrohet pasura e babës dhe gjyqit që të investojnë…

Asllan Dogjani: Po doni që tokat tona në Kukës të na i jepni me qira tokat e babës, I kemi ndarë tokat, I kemi të babës dhe nuk kemi konflikt, kërkohet të procedurat për të regjistruar tokën.   po jo të na jepni me qira tokën time…

Pandeli Majko: 1 euro në vit për të zhbllokuar lejen e ndërtimit

Asllan Dogjani: Zero.. jo mor zotëri nesër ma bën siç bërë traun 5 euro nuk e marr tokën e babës tim me euro.. asnjë herë nuk e marr me qira tokën e babës tim…

Drafti parashikon krijimin e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, me përgjegjësi menaxhimin e burimeve ujore e shqyrtimin e lejeve të ndërtimit e zhvillimit, monitorimin dhe ndërveprimin me institucione të tjera në llogari të aplikuesit. Drafti përshpejton procedurat për investimet strategjike dhe zhvillime komplekse brenda brezit bregdetar. Kërkohet të saktësohet regjistri kombëtar i planifikimit të territorit me sistem elektronik e-Planifikimi, harta GIS dhe saktësimi i procedurave që kryhen në kuadrin e miratimit të planeve të detajuara vendore. Ligji detyron ndërtuesit jo vetëm të ndërtojmë lulishte, por edhe kënde lojërash për fëmijë. Zgjerimi me këtë draft i përgjegjësive të Agjencisë së zhvillimit të territorit në drejtim të monitorimit të lejeve të miratuara nga KKT pason me shtim të punonjësve me 49 mln lekë paga.

Debate në komision pati edhe për draft ligjin për “Albcontrol’, kthimin nga shoqëri aksionare në ent publik, jo buxhetor në varësi të ministrit. Opozita e cilësoi një ligj abuziv për të fshehur paratë e bllokuara nga arbitrazhi.

Dhurata Çupi: Është në radhën e pr.ligjeve abuzive, të fshehë të vërtetën, iu transferua 60mln euro ku u blloku veprimtaria e Albcontrol. Çdo lek që i kalohet Albcontrolit i merret nga Becchettit dhe ky është vetëm fillimin…

Bujar Mucaj: Çimentohet elementi publik për këtë ent, është forma e organizmit edhe raportimi me ministrin e linjës është shtetëror-publik dhe jo tregtar…

Dhurata Çupi: Sa mln i janë bllokuar nga arbitrazhi albcontrol-it që doni t’i ndryshoni statusin ligjor

Komisioni i ligjeve miratoi dy draftet atë ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’ dhe Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”, kaloi për një seancë tjetër diskutimin e ligjit me 200 nene, ‘Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë’