Vendosni fjalën kyçe....

‘Benz-i’ përplaset me kamionçinën në Fushë-Krujë, plagosen shoferët


Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Fushë Krujë. Mësohet se një mjet tip ‘Benz’ i drejtuar nga një grua, është përplasur me një kamionçinë afër Urës së Gjolës.

Drejtuesi i kamionçinës, Gëzim Baçi, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 22.09.2020, rreth orës 11:30, në Fushë Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen F.H., është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin G.B., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Edhe drejtuesja e Benzi-t, Fatjona Hafuzi, ka marrë vetëm plagë të lehta dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *