Vendosni fjalën kyçe....

Turqia akuzon disa vende të NATO-s: Nuk duan t’ia dinë për Ukrainën, kërkojnë që lufta të vazhdojë


Turqia dëshiron të negociojë fundin e konfliktit në Ukrainë, ndërsa disa anëtarë të tjerë të NATO-s do të donin ta shihnin atë të zvarritet si një mënyrë për të dëmtuar Rusinë, tha në një intervistë televizive ministri i Jashtëm i Ankarasë, Mevlut Cavusoglu.

Në një dalje të gjatë në CNN Turk, Cavusoglu foli ndër të tjera vendimin e Turqisë për të mos sanksionuar Moskën dhe arsyen pse bisedimet e Stambollit midis Rusisë dhe Ukrainës dështuan.

“Ka vende brenda NATO-s që duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë. Ata e shohin vazhdimin e luftës si dobësim të Rusisë. Ata nuk kujdesen shumë për situatën në Ukrainë.” – tha Cavusoglu.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha pas një telefonate me liderët e G7 të martën se Perëndimi është i bashkuar për të mos lejuar Rusinë të fitojë dhe i vendosur të ‘vazhdojë të armatosë ushtrinë ukrainase në mënyrë që të mund të vazhdojë të mbrohet kundër sulmit rus’.

Turqia ka vendosur të mos bashkohet me sanksionet e udhëhequra nga SHBA kundër Rusisë, sepse ato janë të njëanshme, ndryshe nga ‘sanksionet detyruese të vendosura në OKB’, tha Cavusoglu për CNN.

Ndërsa Turqia nuk priste shumë pas bisedimeve të para Rusi-Ukrainë në Antalia, ‘shpresat ishin të mëdha’ pas bisedimeve pasuese në Stamboll, zbuloi Cavusoglu.

Megjithatë, Ukraina u tërhoq nga marrëveshja e arritur atje pas pamjeve të masakrës së supozuar në Bucha, për të cilën Kievi fajësoi trupat ruse ndwrsa Moska i ka mohuar akuzat.