Vendosni fjalën kyçe....

“Më citoi gabim”- Profesori i Harvardit padit CNN-in dhe kërkon 300 milion dollarë dëmshpërblim


Një profesori i Shkollës së Drejtësisë në Harvard, Alan Dershowitz ka paditur CNN-in, duke e akuzuar se e ka cituar gabim lidhur me mbrojtjen e tij ndaj presidentit Donald Trump, në gjyqin për shkarkimin e tij që u zhvillua në Senat në fillim të këtij viti.

Dershowitz kërkon një dëmshpërblim prej 300 milion dollarësh.

Dershowitz, i cili ngriti padi të mërkurën në një gjykatë federale në Florida, pretendon se CNN dhe komentatorët e rrjetit televiziv, modifikuan kasetën e komenteve të tij në Senat, për ta portretizuar atë si një lloj “Adolf Hitleri”, i cili besonte se një president mund të shkelë ligjin sipas dëshirës.

“Një kontroll i thjeshtë i së vërtetës, nëse CNN-i do të ishte munduar të bënte një të tillë, do të provonte se unë thashë saktësisht të kundërtën e asaj që tha CNN që unë thashë.

Unë u thashë senatorëve, gjatë fjalës time ashtu edhe gjatë përgjigjes së pyetjeve, që nëse një president bën ndonjë gjë që është në një farë mënyre e paligjshme ose ‘e motivuar në mënyrë korrupsionale” ose që përfshin përfitim në personal në para, ai mund të fajësohej, edhe nëse motivi i tij ishte të ndihmonte rizgjedhjen e tij, gjë që ai besonte se ishte në interesin e publikut. Pika ime ishte që nëse një president bën diçka krejtësisht të ligjshme që motivohej pjesërisht duke ndihmuar në rizgjedhjen e tij, ai motiv i përzier nuk do ta kthente një akt juridik në një akt të jashtëligjshëm.

Por CNN e ktheu deklaratën time kokëposhtë, nxori disa fjalë nga konteksti duke hequr fjalë të tjera thelbësore dhe gënjeu audiencën e tij.”- është shprehur profesori.

CNN raportonte se profesori kishte thënë që “nëse presidenti mendon se diçka është në interesin e tij, atëherë është, sipas përkufizimit, në interes të popullit amerikan. Kjo nuk mund të konsiderohet një akt që meriton shkarkimin.”.

Kundërshtarët e Trump-it e keqcituan profesorin në mënyrë të përsëritur, me sa duket me qëllim në një përpjekje për të mposhtur argumentet e presidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *