Vendosni fjalën kyçe....

Trump kritika NBA-së për anulimin e ndeshjeve: Po sillen si organizatë politike


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se kampionati i basketbollit, NBA, është bërë ‘si një organizatë politike’, ndërsa liga e basketbollit njoftoi ditën e dytë radhazi të anulimit të ndeshjeve playoff për shkak të bojkotit të vazhdueshëm në emër të drejtësisë sociale.

“Unë nuk di shumë për protestën e NBA. Unë e di që vlerësimet e tyre kanë qenë shumë të këqija sepse mendoj se njerëzit janë pak të lodhur nga NBA.” – tha Trump të enjten.

“Ata janë bërë si një organizatë politike dhe kjo nuk është një gjë e mirë.”

Brenda pak minutash, NBA-ja njoftoi se asnjë nga ndeshjet e planifikuara për të enjten nuk do të luheshin.

Të mërkurën, Milwaukee Bucks zgjodhën të mos shfaqen në ndeshjen e tyre kundër Orlando Magic, në shenjë proteste ndaj të shtënave ndaj afro-amerikanit Jacob Blake në Kenosha, Wisconsin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *