Vendosni fjalën kyçe....

Aeroplani fluturon mes për mes uraganit Laura në SHBA, kap pamjet e rralla (Video)


Autoritetet amerikane kanë publikuar pamjet e rralla të marra nga brendësia e uraganit Laura që ka goditur disa shtete amerikane, kryesisht në juglindje.

Qendra Kombëtare e Uraganeve i ka paralajmëruar banorët e mbetur në rajonet që do goditen që të strehohen menjëherë teksa stuhia e Kategorisë 4, po godet Teksasin Lindor dhe Luizianën.

Ndërkohë, banorëve u është vënë në dispozicion pamja e uraraganit falë Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA), në sajë të aeroplanit të posaçëm që ndjek këto dukuri natyrore.

Stafi i NOAA kapi disa pamje mahnitëse nga avionët ndërsa uragani lëvizte mbi rajonet e goditura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *