Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump: Nëse unë humbas zgjedhjet, amerikanët të fillojnë të mësojnë kinezçen


Presidenti amerikan Donald Trump thotë se nëse ai i humbet zgjedhjet dhe fitues del Joe Biden, amerikanëve do t’u duhet të mësojnë kinezçen.

“Kina do të zotërojë Shtetet e Bashkuara nëse këto zgjedhje i humb Donald Trump-i”, tha Trump, duke iu referuar vetes në personin e tretë në një intrvistë të martën, citon CNN.

Ai më pas shtoi: “Nëse nuk i fitoj unë zgjedhjet, Kina do t’i zotërojë Shtetet e Bashkuara. Ju do të duhet të mësoni të flisni kinezçen, doni të dini të vërtetën.”

Këto komente të Trump vijnë gjatë një debati të përshkallëzuar politik, se kush mund të jetë më i ashpër ndaj Kinës, ai apo Joe Biden.

Një debat që është bërë një aspekt qendror i fushatës presidenciale.

Presidenti Trump fajëson Kinën për mos kontrollin e përhapjes së koronavirusit dhe fshehjen e informacionit për sëmundjen në fazat e hershme të saj.

Ai thotë se marrëdhëniet e tij dikur dashamirëse me Presidentin Kinez Xi Jinping e janë prishur për këtë arsye.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *