Vendosni fjalën kyçe....

Agron Shehaj dhuron dy aparate respiratore dhe një dialize për spitalet covid


Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka dhuruar dy pajisje respiratore dhe një dialize për dy spitalet që po trajtojnë të sëmurës me koronavirusin e ri.

Lajmi është bërë i ditur nga shefja e reanimacionit të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, Alma Cani, që thekson se ato janë një ndihmë e madhe për trajtimin e pacientëve të sëmurë.

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 5 viktima lidhur me Covid-19 e 140 raste të reja.

Në dy spitalet në vend po kurohen 124 pacientë, 18 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *