Vendosni fjalën kyçe....

Mumbai vendos në semaforë simbole të grave me fustan


Tashmë Mumbai ka zëvendësuar simbolet mashkullore në semaforë me figura të grave të veshura me fustan. E gjithë kjo është bërë për të adresuar pabarazinë gjinore dhe për t’ju ardhur në ndihmë grave, që të ndihen më të sigurta në qytet, shkruan Daily Mail.

Qyteti më i madh i Indisë është i pari i vend që instalon 240 sinjale këmbësorësh në një përpjekje për të shprehur angazhimin e qeverisë për përmirësimin e barazisë gjinore për gratë.

Ndihmës komisioneri Kiran Dighavkar e mori idenë nga një organizatë urbanistike, e cila donte të ndryshonte mesazhet e vazhdueshme të shoqërisë ku burrat janë përfaqësues për të gjithë njerëzit.

Nisma po drejtohet nga ministri i kabinetit të Maharashtra për turizëm dhe mjedis, Aaditya Thackeray.

Ai shkruajti të shtunën në Twitter : “Nëse ke kaluar pranë Dadar, do të shikosh diçka që do të të bëjë të ndjehesh krenar”.

India u klasifikua vendi më i rrezikshëm për gratë në vitin 2018 për shkak të niveleve të larta të dhunës në familje dhe dhunës seksuale.

Edhe pse India ka disa gra udhëheqëse, përfshirë kryeministren e parë grua të vendit, shumë vajza nuk marrin as arsim.

Vajzat kanë nivele më të larta të mbijetesës gjatë lindjes në nivel global, por India është i vetmi vend në botë ku më shumë vdesin vajzat sesa djemtë, sipas UNICEF India.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *