Vendosni fjalën kyçe....

Ndjekje si nëpër filma, policia pas trafikantëve të drogës në Përrenjas


Përfundon me sukses operacioni i koduar “Dragostunja” me kapjen e një 43-vjeçari dhe sekuestrimin e 32 kg lëndë narkotike.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve të Specializuara në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Librazhd pas një pune të mirëorganizuar dhe profesionale finalizuan operacionin policor të koduar “Dragostunja”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit
-L.N., 43 vjeç, banues në fshatin Pishkash Veri, Përrenjas, si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.A., 41 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se është lajmëruar se dy shtetas me mjetin e tyre po transportonin lëndë narkotike.

Drejtuesi i automjetit me inicialet L.A, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke kryer manovra të rrezikshme dhe ka rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Pas ndjekjes si nëpër filma, uniformat blu tregojnë se të dyshuarit e braktisën makinën dhe janë larguar në pyll. Por njëri prej tyre u kap.

“Shërbimet e policisë kanë vijuar ndjekjen, ku drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerin kanë braktisur mjetin dhe kanë tentuar të marrin lëndën narkotike me vete dhe duke përfituar nga errësira janë larguar në pyll në zonën e fshatit Dragostunjë, ku dhe kanë braktisur edhe lëndën narkotike pasi po ndiqeshin nga shërbimet e policisë.
Më pas gjatë kontrollit të territorit u gjet i braktisur automjeti si dhe sasia e lëndës narkotike e llojit kanabis, me peshë rreth 32 kg.
Pasagjeri shtetasi L.N., u kap në dalje të rrugës Qafë-Thanë, në tentativë për t’u larguar në shtetin e Maqedonisë së Veriut”– raporton policia.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë ngjarje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *