Kryeministri i Kosovës ka njoftuar miratimin e një projektligji prej 600 milionë eurosh që do ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe nga i cili do përfitojnë qytetarët e bizneset. Ligji në fjalë është miratuar sot në Kuvend.
Pas miratimit, qytetarët do jenë në gjendje që të tërheqin 212 milionë euro nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës. E thënë ndryshe, nëse një qytetar tërheq 10% të kursimeve me vlerë deri në 10 mijë euro, qeveria do e kompensojë të njëjtën shumë brenda pesë viteve të ardhshme.
Ndërkohë nga 600 milionë eurot, 200 milionë janë menduar për bizneset ndërsa 20 milionë euro do jenë ndihmë për punëtorët që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë.
Po kështu TVSH-ja për sektorin e gastronomisë do ulet nga 18% në 8%. Ligji në fjalë, pas firmës së presidentit, do jetë në fuqi der më 31 dhjetor 2021.