Vendosni fjalën kyçe....

“Faktet për depon e rrezikshme janë që prej vitit 2014, përgjegjësit do paguajnë çmimin” – Kryeministri libanez


Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, ka premtuar se përgjegjësit e shpërtimit shkatërrues në kryeqytetin e vendit do e “paguajnë çmimin”.

Teksa vizitonte rrënojat që la pas shpërthimi i fuqishëm i ditës së djeshme në një depo pranë portit, Diab u zotua se shkatërrimi nuk do kalonte pa përgjegjësi.

Ai pohoi se që prej vitit 2014 ka pasur fakte lidhur me depon e rrezikshme.

“Unë ju premtoj se kjo katastrofë nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Ata që janë përgjegjës do të paguajnë çmimin. Faktet në lidhje me këtë depo të rrezikshme që ka qenë atje që nga viti 2014 do të njoftohen dhe unë nuk do t’i parandaloj hetimet.” – tha ai.

Shpërthimi i fuqishëm në Liban la pas 100 viktima e mijëra të plagosur pa llogaritur dëmet e konsiderueshme materiale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *