Vendosni fjalën kyçe....

“Deklaratat e Ramës në konferencën antikorrupsion”-Deputetja e PD nxjerr tabelën: Shifrat rrëzojnë propagandën


Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi i ka quajtur propagandë deklaratat e Kryeministrit Rama në konferencën anti-korrupsion.

Deputetja ka publikuar një tabelë që sipas saj tregon shifrat e abuzimet me miliarda lekë gjatë qeverisjes së Ramës.

Meqë kryeministri i ka qejf shifrat, kjo tabela tregon abuzimet me miliarda lek vetëm këto vite të qeverisjes së Edi Ramës që sot fyen inteligjencën e shqiptarëve me konferencë antikorrupsion.

Pra këto janë të gjitha pasojë e abuzimit, tendera pa konkurrencë, tendera me fond limit apo dhënë individëve me precedentë penalë.

Këto miliarda edhe prej proceseve gjyqësore të humbura, korrupsionit në çdo institucion deri në njësitë më të vogla buxhetore. Shifrat e rrëzojnë propagandën e fjalëve boshe zoti Rama. Lexoi herë tjetër para se të dalësh e të lajmërosh suksese imagjinare”-shkruan Çupi.