Vendosni fjalën kyçe....

Këshillat Bashkiakë Qarku Durrës/ PS kryeson në Durrës e Shijak, në Krujë s’ka nisur numërimi


Pas përfundimit të numërimit të votave për kryebashkiakë, ka nisur numërimi për këshillat bashkiakë.

Në Durrës jaë numëruar 116 nga 342 qendra votimi. me PS që kryeson me 51.78% duke siguruar 29 vende.

BF ka deri tani 24.4% duke marrë 13vende, ndërsa PD deri tani ka 8.5% me 4 vende. PAA ka 7.26% të votave e ka marrë 4 vende ndërsa PDIU ka 1 vend me 2.13% të votave.

Në Shijak janë numëruar 15 nga 54 qendra votimi. PS ka 65.99% të votave e ka marrë 15 mandate, Bashkë Fitojmë ka vetëm 3 mandate me 13.46% të votave.

PD ka 2 vende me 8.68% të votave kurse PAA ka vetëm një vend deri tani me 4.64% të votave.

Në Krujë numërimi s’ka nisur ende.