Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Inceneratori i Tiranës nuk ekziston, ku kanë shkuar 35 milionë euro taksa të qytetarëve


Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e cila ditën e djeshme së bashku me deputetë të tjerë anëtarë të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve shkuan në Landfillin e Sharrës kanë denoncuar mungesën e ndërtimit të Inceneratorit sipas kontratës.

Zhupa thotë se paratë e qytetarëve nuk kanë shkuar për djegien e plehrave pasi nuk ekziston asnjë incenerator në Tiranë.

Sipas saj janë 35 milionë euro që janë paguar nga taksat e qytetarëve.

Qytetarët panë me zë dhe figurë sesi paratë e tyre nuk shkojnë për djegien e plehrave sepse Inceneratori i Tiranës nuk ekziston!

Ku kanë shkuar 35 milion euro që janë paguar nga taksat e qytetarëve?!

Incenerimi nuk kryhet, metodat e reja të menaxhimit të plehrave nuk duken askund!

Çdo gjë që është thënë nga qeveria dhe bashkia këto 4 vite e gjysmë ka qenë vetëm propagandë dhe mashtrim.

Kanë firmosur që 430 milion euro, para të taksave të qytetarëve më të varfër në Europë, të të “digjen” në vend të plehrave!

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”-shkruan Zhupa.