Vendosni fjalën kyçe....

“Apokalipsi” në Liban, pamjet e kapura nga 15 kënde të sinkronizuara tregojnë përmasat e shkatërrimit (Video)


Videot e shpërthimit apokaliptik në portin e Bejrutit që la mbi 100 të vdekur dhe mijëra të plagosur vazhdojnë të shfaqen, duke dhënë një pamje gjithëpërfshirëse të shkatërrimit – megjithëse nuk hedhin dritë mbi çështjen.

Një mega-përmbledhje e 15 videove të ndryshme nga dëshmitarët e shpërthimit katastrofik të së martës në kryeqytetin e Libanit është përpiluar nga RT.

Klipet e sinkronizuara japin disa ide për shkatërrimin e gjerë, të shkaktuar nga shpërthimi i një magazine me 2,750 tonelata nitrat amoni.

Numri i viktimave vazhdon të rritet dhe spitalet në Bejrut thuhet se po tejkalojnë kapacitetin.

Megjithë shpjegimet e dhëna nga autoritetet libaneze, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh lidhur me shpërthimin pas takimit me gjeneralët e Pentagonit, duke sugjeruar se bazuar në shpërthimin që ndodhi mund të bëhej fjalë për një sulm me bombë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *