Vendosni fjalën kyçe....

Meta dekreton ligjin për asetet e konfiskuara të krimit


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar ligjin për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë.

Përmes një njoftimi për mediat, Presidenca thotë se “Synimi i kësaj nisme ligjore për ndryshimin e procedurës së administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, mirëpritet nga Presidenti i Republikës”.

Presodenti Meta thekson se mbështetja e strukturave që kanë rol vendimmarrës në mënyrën e administrimit të pasurive objekt të këtij ligji, me prejardhje nga veprimtaria kriminale, “duhet të jetë në fokusin e të gjithë institucioneve që përfaqësohen brenda tyre”.

Gjithashtu, presidenti përshëndet parashikimin në ligj për rritjen e mbështetjes financiare në funksion të misionit primar të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për parandalimin dhe hetimin e kryerjes së veprave penale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *