Vendosni fjalën kyçe....

A do marrë pjesë në zgjedhjet vendore? Meta: Sa të jem unë lider, nuk do bojkotohet asgjë në këtë vend


Ish-Presidenti Ilir Meta ka konfirmuar se Partia e Lirisë do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të ardhshme.

I pyetur nga gazetarët nëse do bojkotojë zgjedhjet, Meta u shpreh se për sa kohë do të jetë ai në krye të kësaj partie s’do bojkotohet asgjë, e aq më pak zgjedhjet.

“Për sa kohë të jem kryetar i saj asnjë sekondë nuk do bojkotoj asgjë në këtë vend, nuk do të ketë asnjë lloj bojkoti, as të seancave plenare, aq më tepër të më shkojë mendja për të bojkotuar zgjedhje. Qeveria do iki me protesta ose zgjedhje, ta bëjë zgjedhjen vetë.

Në demokraci kush ikën nga zgjedhjet është një dezertor, një kapitullues.

Demokracinë duhet ta zhvillojmë çdo ditë, varet nga ne. Partia e Lirisë do marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet është e bindur në një triumf të madh, jo vetëm por edhe të opozitës.

Partia e Lirës është liria, e majtë apo e djathë, janë gjëra të qarta, është gjithëpërfshirëse, nuk kemi të bëjmë me të majtë apo e djathtë.”– tha Meta.