Vendosni fjalën kyçe....

Burri maskohet si ninja dhe plagos me shpatë dy ushtarë të trupave speciale amerikane në aeroportin e Kalifornisë


Një burrë i veshur me veshje ninja sulmoi trupat e Forcave Speciale të SHBA në një aeroport në veri të Los Angles duke goditur njërin me një katana (lloj shpate) dhe duke hedhur një gur të madh ndaj një tjetri para se të ikte. Më vonë ai u arrestua.

I identifikuar si Gino Rivera, 35 vjeç, burri u shfaq në Aeroportin Inyokern-i vendosur në Shkretëtirën Mojave rreth 100 kilometra në veri të Los Angeles, Kaliforni, mëngjesin e 18 shtatorit. Ai ishte maskuar me rroba si ninja dhe kishte me vete edhe një shpatë të madhe , njoftoi zyra e Sherifit të Qarkut Kern të premten.

Pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, Rivera thuhet se kundërshtoi të dorëzohej e goditi me shpatë. I dyshuari më pas u largua por u kap pak çaste më pas.

Incidenti i çuditshëm u përshkrua fillimisht në një raport të pakonfirmuar që u shfaq në mediat sociale.

Raporti thekson se një rreshter i stafit të ushtrisë – i referuar vetëm si “SSG” në dokument – po pinte një cigare pranë një hangari në aeroport ‘kur një person i panjohur i veshur me rroba ninja dhe një shpatë katana’, iu afrua duke e lënduar.