Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Edhe kur vaksina të dalë bota do ketë ndryshuar, s’do jemi më të njëjtët


Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, ka kritikuar disa deputetë në Kuvend. Shkak për këtë është bërë mosmbajtja e maskës prej tyre.

Ajo paralajmëroi gjithashtu hapjen e dy spitaleve të tjera covid në vend, duke qenë se sipas saj, kapacitetet e dy spitaleve të para po mbarojnë.

Ministrja u bëri thirrje deputetëve që të miratojnë aktin normativ. Manastirliu shtoi se edhe pasi vaksina kundër Covid të ketë dalë, bota do ketë ndryshuar.

“Kërkoj mbështetjen tuaj për të miratuar këtë akt. Shoh nga ju që maskën nuk po e mbani. Nëse ju nuk e mbani dhe refuzoni të mbani barrierën mbrojtëse që mbron kolegët e familjarët, sigurisht s’mund të jeni shembulli më i mirë për t’u marrë për masat që të gjithë duhet të respektojmë. Kjo është një masë e vendosur nga ekspertët për uljen e riskut nga infeksioni. Shumë shpejt do të ezaurojmë kapacitetet e dy spitaleve COVID, dhe më pas do të hapim 3 dhe 4.

Ne do bëjmë detyrën tonë. Por a është më e mira kjo. Të hapim spitale pa fund, apo është më e mira të marrim përgjegjësinë individuale dhe të vendosim maskën. Vendosja e saj sjell më pak persona të infektuar, më pak shtrime, dhe më pak viktima. Edhe kur vaksina të dalë bota do ketë ndryshuar dhe s’do jemi më të njëjtët. Të gjithë bashkë të japim shembull.” – tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *