Vendosni fjalën kyçe....

“Pres befasi në bisedimet e Uashingtonit me Kosovën” – Vuçiç


Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka pohuar sot se vendi i tij e ka pranuar axhendën zyrtare për negociatat me Kosovën në Uashington, më 4 shtator.

Ai tha se për Serbinë në këtë takim ka vetëm një pikë që është ‘e papranueshme’ pa dhënë hollësi lidhur me të.

Ai i parashikoi negociatat si të vështira dhe pret befasi gjatë zhvillimit.

“Tema e vetme e bashkësisë ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për Kosovën, pavarësisht nga axhendat, është njohja e Kosovës. Thelbi është që Avdullah Hoti dhe zyrtarë shqiptarë thonë se po shkojnë në SHBA për njohje. Kishte edhe deklarata jozyrtare nga udhëheqësit në rajon që do të nënshkruaj çfarëdo ofrohet në Uashington. Unë pres një befasi, nuk hezitoj ta them këtë dhe do t’i kërkoj falje administratës amerikane nëse kjo nuk do të ndodhë.” – ka thënë Vuçiç për televizionin serb ‘Pink’.

Ai shtoi më tej se pavarësisht presionit ku do ndodhet, do mbrojë interesin e shtetit serb.

“Nuk ka rëndësi se nën çfarë lloj shantazhi jemi, ne do të vazhdojmë të mbrojmë interesat e shtetit. Deri më tani, ne nuk kemi analizuar atë që Serbia ka sot në Kosovë dhe çfarë është reale që mund të marrim.” – shtoi Vuçiç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *