Vendosni fjalën kyçe....

“Kam shoqëruar Veliajn në fushatë, pjesë e FRESSH, por po na pinë gjakun, katastrofë”


Një nga protestuesit e “Unazës së Re” ka folur ashpër ndaj qeverisë Rama. Ai është shprehur se do i shembet shtëpia dhe nuk do të marrë asnjë dëmshpërblim. 

I riu ka theksuar se ka shoqëruar Veliajn në fushatë dhe se ka qenë pjesë e FRESH por sipas tij kjo që po ndodh në Astir është një katastrofë. 

“Kam qenë një admirues i Ramës dhe Erion Veliajt, kjo që po ndodh tani është e tmerrshme. Kam shoqëruar Erionin në fushatë, kjo është një katastrofë. Qeveria shqiptare po na pi gjakun. Nuk u ngopën? Po na sjellin mafien këtu mes fëmijëve dhe po na marrin pronat”, u shpreh një qytetar. 

Pak minuta më parë pati edhe përplasje mes banorëve dhe policisë në protestë. Banorët kanë tentuar të prishin rrethimin e kanitierit të parë që është ngritur për të ndërtuar  “Unazën e Re” dhe janë përplasur me policinë. 

Në vendngjarje ndodhet edhe kreu i Policisës së Tiranës, Kastriot Skënderaj dhe banorët janë  duke debatuar me të.  FNSH dhe policia nuk i lejojnë banorët të futen në kantier.  Mësohet se disa prej tyre janë shoqëruar në polici. 

Sot është dita e 16-të protestës dhe ata kërkojnë  dëmshpërblim me vlerën e tregut nëse banesat e tyre prishen nga projekti i “Unazës së Re”.

“Poshtë hajdutët”, “Qeveri hajdute”, “Do vijmë,do vijmë do ta gjejmë shtëpinë”, “Turp, Turp”, janë thirrjet e banorëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *