Vendosni fjalën kyçe....

Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, Balla: Duhet të japim mesazh ndaj çdokujt që mundohet të intimidojë magjistratët


“Akt burracakësh me qëllim intimidimin e magjistratit’” tha ministri i Brendshëm Taulant Balla në një prononcim për median pas mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur në qytetin e Shkodrës për të zbuluar autorin por dhe porositësin apo porositësit tha Balla.

“Ngjarja është test në drejtorinë e policisë së Shkodrës” , tha Balla.

“Duhet të japim mesazh ndaj çdokujt që mundohet të intimidojë magjistratët. I bëj thirrje kujtdo që të heqë dorë nga cdo lloj intimidimi ndaj sistemit gjyëqsor” nënvizoi më tej Balla.

Balla përcolli dhe një mesazh për të ndalur intimimidin edhe nga njerëz të politikës, si Sali Berisha dhe Ilir Meta.  

“Gjyqtarë e prokurorë kanë prishur qetësinë e personave që janë objekt I hetimeve apo gjykimeve.  Këtë e kisha thirrje ndaj gjithkujt. Intimidimet mund të bëhen me lëndë eksplozive por dhe deklarata” , u shpreh ai.